Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të përfaqësuesit të Avokatit të Popullit, si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 20.10.2020, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite;

Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Shtimi i pikës 2 në rendin e ditës, u bë në respektim të pikës 3 të Nenit 7/c të Ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe në përputhje me pikën 3 të Nenit 16 të Vendimit Nr.1 datë 08.02.2019 “Rregullore e Brendshme” e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetues:  Mandat i shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018/27.09.2019/24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi Kandidati: Orkida Totojani; Altin Binaj; Aldona Sylaj;  Këshilltar: Besmir Rapaj; Kandidati: Eugen Papandile; Ardita Buna Alsula; Këshilltar: Aulona Bodo; Kandidati: Shaqir Hasanaj; Ilir Hasnedari; Klajdi Mone; Këshilltar: Laureta Nezaj ; Kandidati: Përparim Kalo; Aleksandër Toma

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese

Mandat i shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 28.08.2018/21.08.2019 /24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Saida Dollani; Këshilltar: Laureta Nezaj ; Kandidati: Ardita Buna Alsula; Këshilltar: Sajmir Nazifi ; Kandidati: Altin Binaj; Këshilltar: Besmir Rapaj ; Kandidati: Ilir Hasnedari

Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.

Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

KED shpreh edhe një herë angazhimin dhe gadishmërinë maksimale të të gjithë anëtarëve, për të realizuar me sukses përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re