Qeveria do të prekë sërish pagesat e disa koncesioneve dhe do të shkurtojë shpenzime operative e kapitale për të mundësuar paketën e zgjeruar financiare për bizneset.

Ministrja e Financave Anila Denaj thotë se janë duke u negociuar shtyrjet e pagesave për disa kontrata koncesioni dhe po ashtu po shihet mundësia e shtyrjes së afateve dhe për disa projekte investimesh publike. Në këtë paketë nuk janë prekur pagat e administratës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re