Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kroacia nuk gjen qetësi, tërmeti i fuqishëm shkund sërish vendin ballkanik

 

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur vetëm pak minuta më parë Kroacinë. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë rreth 47 km nga kryeqyteti i Zagrebit.

Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz ose dëme materiale, ndërkohë që ky është tërmeti i tretë i fuqishëm që godet Kroacinë në harkun kohor të më pak se një muaji.

Në ditët e fundit të vitit 2020 Kroacia u godit nga tërmet me magnitudë 5.5 ballë me qendër në Petrinja.