Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Kulloste bagëtitë sulmohet nga ariu 45-vjeçari në Kukës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës. Një 45-vjeçar është sulmuar nga ariu në malin e Gjallicës teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë. Mësohet se Ekrem Onuzi ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.