Mbrëmjen e së shtunës Vlora është tronditur nga të shtënat me armë.

I plagosuri me emrin Romeo Mecaj (30 vjec), banor në lagjen “Pavarësia”. I riu është pronar i një lokali në Lungomare, ndërsa në momentin e atentatit ishte duke parkuar makinën.

Burimet të “Fax NeWs” nga policia bëjnë me dije se dyshohet se kanë qenë dy autorë të cilët kanë qëlluasr me breshëri armësh në drejtim të automjetit tip “Land Rover”.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spital. Të riun e kanë kapur disa plumba në trup, ndër to në këmbë e në kraharor. Raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Romeo Mecaj
I plagosuri, Romeo Mecaj (30 vjeç)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re