ilustruese

Lëndët toksike në ish trikotazhin e Korçës janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 9.

Për shkak të helmit të mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, ndërkohë që pritet të nxirren nga banesat banorët e pallatit.

Sipas informacioneve, janë lëndë kimike që hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën në prani të temperaturave.

Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re