Prej orës 17:00 te mbasdites se sotme e deri pak minuta me pare kane qendruar te shoqeruar ne komisariatin Fier tek 10 naftetare protestues te rafinerise Ballsh.

Ata jane shoqeruar nga policia e komisariatit Mallakaster dhe Fier ku jane pyetur mbi protesten e organizuar para 2 ditesh ne ambientet e jashtme te uzines dhe kane qendruar mbi 5 ore duke u marre ne pyetje.

Naftetaret kundershtojne demontimin e rafinerise per skrap pasi nuk kane marre mbi 13 paga te pamarra e te fituara me gjyq.
Pjese e shoqerimit ishte edhe kreu sindikates Sokol Dautaj.

Naftetaret jane shoqeruar pasi kane kundershtuar sherbimet security te ruajtjes se uzines por edhe kane demtuar porten kryesore te saj pasi tentuan te kalonin me force.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re