Me vendim të Këshillit të Ministrave sot (20 dhjetor) është liruar nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj dhe në vend të tij është emëruar Rajmonda Bilali.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

 

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të                                  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

vijon

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re