E ka humbur betejën me Covid 19, mjeku Ilirjan Draçi, i cili ka shërbyer për vite me radhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në postimin e saj në rrjetet sociale:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi! Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re