Lulzim Basha, në mënyrë të papritur, ka përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Ai tha se ky ishte një vendim i vështirë për të, por është i detyruar ta marrë atë, për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Sipas Bashës, Berisha nuk do të jetë më anëtar i grupit parlamentar të PD deri sat ë zbardhet kjo çështje.

Vendimi vjen pas presionit të shtuar amerikan, për përjashtimin e Berishës nga PD.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re