Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga në Klos, pesë të plagosur nga aksidenti (Detajet)

Një automjet tip benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në ferra. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Burrel – Klos.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona të cilët kanë pësuar lëndime në momentin e daljes nga rruga. Fatmirësisht të gjithë personat që ndodheshin në të janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/faxweb