Një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Elbasan- Librazhd në Labinot Fushë duke bërë që të përfundojë në hekurudhën që përshkon përkrah aksit në fjalë .

Fax News raporton se hedhja e mjetit ka qenë e fortë dhe për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës. Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re