Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Makina përplás 6-vjeçarin, niset me urgjèncë në spítal. Shoqërohet shoferi i mjetit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e njohur si Ura e Dajlanit në Durrës ku një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca ku është shoqëruar në spital i mituri, ndërsa Faxweb.al mëson se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, blutë e Durrësit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku pritet të japë sqarime mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/faxweb