Një fëmijë 15-vjeçar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një mjet me drejtues shtetasin me inicialet A.A.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tufinës ndërsa i mituri është nisur me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa blutë e kryeqytetit nuk e bëjnë me dije gjendjen e tij shëndetësore.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re