Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon në oborrin e një banese. Ka të plagosur (VIDEO)

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në dalje të qytetit të Korçës ku burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë njëra ka dalë nga rruga duke përfunduar në oborrin e një banese.

Mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve që shikoni në videon e mëposhtme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj.