Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar emrat e mjekëve që i janë bashkuar sot Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke zëvendësuar Tritan Kalon dhe Najada Çomon.

Anëtarët e rinj janë: Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola.

Dhimitër Kraja, i cili është mjek në Infektiv do të zëvendësojë Najada Çomon, ndërkohë që Ylli do të zëvendësojë Kalon. Sakaq është parë e nevojshme që të shtohet dhe një anëtare e re në Komitet.

“Anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve të ftuar si kontributor në vazhdim në këtë komitet, duke filluar nga profesor Dhimitër Kraja. Dua të falenderoj profesoreshë Ermila Kolën për pranimin e ftesës për të qenë anëtare e përhershme e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Profesor i asociuar Alban Ylli do të jetë anëtar i përhershëm i Komitetit të Ekspertëve”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re