Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Masákroi me thíkë babë e bir në Fushë-Krujë, arréstohet në kohë rekord 35-vjeçari

Është arrestuar në kohë rekord autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku sipas bluve ai është shtetasi me inicialet E.H., 35-vjeç.

Nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku 35-vjeçari ka plagosur me thikë babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka përkatësisht 58 dhe 30-vjeç tashmë ka një autor të identifikuar dhe të arrestuar.

Mësohet se Shefqet Stafuka është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i biri jashtë rrezikut, dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk, teksa babë e bir po dilnin nga shtëpia e një të afërmi, teksa autori ende i paidentifikuar ju ka zënë pritë duke i sulmuar me thikë.

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb