Ilustruese

Adelina Rizvani, 57-vjeçarja nga Saranda, e cila punonte si infermiere ka ndërruar jetë vetëm një javë pas aksidentit mes ambulancës dhe automjetit BMW X5.

Ngjarja ndodhi një javë më parë, rreth orës 4:00 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr.3, teksa ambulanca kishte shkuar për të marrë një pacient i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Si pasojë e goditjes u dëmtua rëndë infermierja 57-vjeçare.

Mjeti BMW-X5 nën drejtimin e një 24-vjeçari banues në Sarandë, përfundoi brenda ambienteve të një lokali si pasojë e përplasjes së fortë.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re