Faxweb.al mëson vendimit që do miratohen në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Kryesia e PD ka vendosur që më 17 korrik të thërrasë Kuvendin Kombëtar, po ashtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve të Këshillit të ri Kombëtar, ndërsa nuk dihet nëse ky proces do të pasohet me largimin nga kreu i këshillit të ish-presidentit Bujar Nishani, njëherësh një prej kundërshtarëve me të mëdhenj të mandatit të tretë të Lulzim Bashës në drejtimin e partisë.

Në mbledhjen e sotme, në Kryesinë e partisë më të madhe opozitare, do të diskutohet dhe analizohet gjithashtu edhe ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit, që PD e quan ‘masakër zgjedhore’.

PD ne mbledhjen e antarsise do te propozoi per miratim pikat si vijon.

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:

“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike  të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.

Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re