Dy raste të reja janë shënuar me COVID-19 ditën e sotme në Përmet. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE, pasi ka rezultuar pozitive arkëtarja.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë, dhe është nga kontaktet e rasteve të mëparshme.

Kujtojmë se mëngjesin e sotmë Minsitria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 mjeku Hysni Shkjau.

Ministria njoftoi se mjeku Shkjau ‘luftonte’ prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re