Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar kërkesën e SPAK, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj badigardit dhe kunatit të biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi.

Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar nga SPAK për “pastrim parash”, në kuadër të grupit kriminal do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Për këtë çështje vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza biznesmeni Taçi, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së SPAK, përpara togave të zeza të Apelit, Lilo, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirim të menjëheshëm, duke pretenduar se nuk ka lidhje me akuzat, pasi është vetëm shofer.

Ndërsa kunati i biznesmenit Rezart Taçi, ka kërkuar masë më të butë sigurie, si ajo e arrestit shtëpiak. Por, të dyja kërkesat u rrëzuan nga apeli i posaçëm, duke i lënë ata në masën e arrestit me burg deri në përfundimin e hetimeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re