Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Me plagë të shumta në gjoks dhe në qafë, plagoset rëndë një minator në Bulqizë (Emri)

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në minierat e Bulqizës, ku si pasojë e një shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë një minator.

36-vjeçari i identifikuar si Valter Durici, ka marrë plagë të shumta në qafë dhe gjkoks si pasojë e shpërthimit, dhe është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, me helikopter.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që gjendja e të plagosurit paraqitet serioze. Shpërthimi ka ndodhur në një prej galerive të minierës, dhe Durici është plagosur si pasojë e gurëve që e kanë zënë në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet, si dhe kushtet e sigurisë në punë, që në jo pak raste lënë shumë për të dëshiruar.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb