Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Meta e quajti diktator, reagon Rama: I.M askund nuk bëhet referendum për heqjen e koalicioneve

Flakë për flakë ka qenë përgjigja e Edi Ramës, pas deklaratave të bëra nga presidenti Ilir Meta se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen pa një referendum publik. Rama shprehet se në vendin tonë as po ndryshon sistemi, as koalicionet, ndërkohë që listat do të hapen me ligj, në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama ne Twitter:

IM thotë ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve, hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë, as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

/faxweb