Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Mjeku Drini Dobi ndërroi jetë në Itali, reagon Manastirliu: Jam shumë e pikëlluar

Reagimi: Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit.

Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.

Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë😢 Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Doktor Drinit në këto momente.

U prehsh në paqe Doktor Drini

/faxweb