Skip to content

Lajm i fundit/ Mjeku reanimator del negativ në testin e radhës, pret të dalë nga Infektivi

Mjeku reanimator, njëherazi profesor, Ronald Xhaxho ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë Xhaxho. “Kam bërë teste, jam negativizuar, pres të dal nga spitali” tha ai.

Xhaxho u shtrua në spitalin Infektiv më datë 13 prill, pasi u konfirmua pozitiv me COVID-19. Me daljen nga spitali ai do të qëndrojë 14 ditë të tjera në karantinë në shtëpi, për të mbyllur kapitullin me COVID-19.

Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku profesionist, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.

Sakaq, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 584 dhe 327 të shëruar. 26 është numri i viktimave, ndërsa harta është zgjeruar sot në Kurbin, Tiranë, Krujë e Shkodër. Pandemia është shfaqur më pak agresive në vendin tonë, kjo për shkak të izolimit total të qytetarëve dhe mbylljes së bizneseve. Nga sot nisi edhe hapja graduale e tyre, nën një protokoll të rreptë masash për mbrojtjen e punonjësve.