Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore që u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe ka zgjatur për rreth 4 orë.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë përfundimit tha për gazetarët se ky ishte një debat artificial dhe identifikimi elektronik sipas tij kërkon implementim të gjerë dhe duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Kemi debat akoma. Për mua është debat artificial në lidhje me përfshirjen e tekonologjisë në zgjedhje. Ne kemi rënë dakord në parim. Bëhet fjalë për identifikim elektronik të zgjedhëve dhe përfshirja aty ku është e mundur të numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrohet kjo. ODIHR thotë se teknologjia duhet të shtrihet me hapa. Duhet të bëhet një plan implementimi. Kjo nuk është listë dëshirash, por duhet të shikojmë a arrin të implemtohet masivisht. Zgjedhjet nuk mund të vihen në dyshim, pse nuk mund të funksionojë tekonologjia. Kjo mos të përdoret si sebep. Kjo nuk mund të pengojë procesin e zgjedhjeve. Ekspertiza ODIHR e thotë këtë kujdes. Ne po themi hajt dhe zbatojmë dispozitat konkrete.”- tha Gjiknuri.

VIJON..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re