ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shëngjin. Një motor uji, ku udhëtonin dy persona, është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi P. M., rreth 50 vjeç.

Gazetari i Fax News, Preng Gjikolaj raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Ranës së Hedhun”, ku për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarit është thirrur një gomone.

Pas mbërritjes së kësaj të fundit është bërë edhe transportimi i tij për te Porti i Shëngjinit, dhe më pas autoambulanca e ka dërguar drejt Spitalit të Lezhës në gjendje tè rëndë.

Policia ka shkuar nè vend nhjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re