Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 Safet Morina, efektiv i uniformave blu në pòlicinë e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Morina ishte infektuar me Covid 19 dhe nuk ka arritur të mbijetojë.
Ai prej vitesh mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës, ndërsa kanë qenë të shumta ngushëllimet e kolegëve të tij për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.
Mësohet se prej dy javësh Morina ka qenë i intubuar në spitalin Covid 2 në Tiranë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën. Vijon…
/faxweb
