Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar me Covid-19. Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.

Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re