Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare mjeku ortoped nga Kukësi, Shaqir Shehu.

Ai shërbeu në spitalin rajonal të Kukësit për shumë vite, duke përfshirë edhe në krizën e Kosovës të vitit 1999, ku dha kontribut të shquar për të cilën bashkia Kukës e ka shpallur “Qytetar Nderi”.

Për disa vite 2002-2005 ka punuar në detyrën e perfektit të qarkut të Kukësit. Doktori i njohur vuajti infeksionin covid 19 për të cilin u dërgua për kurim në Turqi, por nuk mundi të mbijetojë.

Të afërm, miq dhe dashamirës i kanë shprehur mesazhe të shumta ngushëllimi dhe vlerësimi mjekut në rrjetet sociale, i cili njihej për bujarinë dhe përkushtimin e tij ndaj pacientëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re