Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë nga Covidi një tjetër inxhinier nga Berati, prej dy javësh ishte i intubuar tek “Shefqet Ndroqi” (FOTO)

Një inxhier i spitalit të Beratit ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit teksaa kishte disa dy javë në intubim në spitalin Shefqet Ndroqi. Mësohet se nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Rreth dy javë më parë, u transportua nga spitali i Beratit drejt spitalit Covid 2 në gjendje të rënduar. Pas disa ditësh në intubim, gjendja e tij është përkeqësuar, ka shfaqur komplikacione dhe ka ndërruar jetë.

55-vjeçari Alfred Lulaj kishte 10-vjet që punonte si inxhinier në Spitalin Rajonal Berat, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetën nga Covidi edhe inxhinieri 60-vjeçar Armand Spathara, i cili mbante mbi supe një karrierë prej më shumë se 20-vitesh në drejtorinë e OSHEE-së Berat.

Pas vdekjes së tyre,kanë qënë të shumta mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale nga miq e kolegë të dy inxhinierëve për familjarët e tyre.

/faxweb