Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë tek “Shefqet Ndroqi” 80-vjeçarja nga COVID-19, ministria fsheh ngjarjen (Një person në gjendje të rëndë)

1530469539 spitalishefqetndroqi

 

Pas dy javëve të rikthimit në normalitet, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë zbuluar edhe dy raste të reja me COVID-19, dhe bëhet fjalë për dy pacientë të shtruar.

Një nga pacientët 80-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së enjte, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka mbajtur të fshehur rastin.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të fundit thuhet se janë 23 raste të reja me Covid, prej tyre 2 punonjës personel mjekësor, por nuk përmendet asnjë rast vdekjeje nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe as transferimi i një prej pacientëve në shërbimin Infektiv.

Burime nga Sanatoriumi bëjnë me dije se 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë.

Por, një javë më pas gruaja është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet. Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Askush nga mjekët nuk ka qenë në dijeni se gruaja vuante edhe nga Covid-19, derisa analiza e tamponit doli pozitive. Ndërkohë, rasti i dytë i zbuluar me Sars Cov2 në të njëjtin spital, një pacient i shtruar në pavion, është transferuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv./ faxnews