Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë hapet sonte në mesnatë ndërsa vendimi është marrë edhe nga pala kosovare të cilin e ka bërë me dije pak minuta më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pas disa muajsh të mbledhjeve online të qeverisë, kabineti i Kurtit ështe mbledhur sy-më-sy për herë të parë pas nisjes së masave kundër korònavirusit.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë marrë edhe vendime të tjera për nisjen e fazës së tretë të lëhtësimit të masave kundër pándemisë. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave. Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re