Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Në Kuvend miratohen ndryshimet Kushtetuese, Meta nxjerr videon: Nuk mund ta mbaja për vete këtë…

Në një kohë kur në Kuvend ka nisur seanca ku pritet që të votohen ndryshimet Kushtetuese, presidenti Meta ka publikuar një video nga tubimi i 2 Marsit, ku ai mblodhi qytetarët në mbrojtje të Kushtetutës. Meta shprehet se qytetarët u mblodhën së bashku, si një zemër e madhe, dhe se ka ardhur koha që të gjithë të veprojnë së bashku.

Postimi i Metës: Nuk mund ta mbaja vetëm për vete këtë përshëndetje që më erdhi nga Christiani! Ju uroj ditë të mbarë të gjithëve! One love, one Heart! Let’s get together and feel all right.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend pritet që të miratohen ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, të cilat janë kundërhstuar nga ana e opozitës jashtëparlamentare, por edhe nga institucioni i presidentit.

Në tubimin e 2 Marsit Meta paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë lëvizja e radhës e tij, sa kohë që mazhoranca nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të tij, që ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të bëhet sa kohë që nuk ka një konsensus me bazë të gjerë.

Meta është shprehur se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet nga një Kuvend gjysmak, sa kohë që nuk ka 140 deputetë, por vetëm 122, dhe që në këtë moment vendimet që ai merr janë ilegjitime.

Presidenti paralajmëroi disa ditë më parë dhe ambasadorët e vendeve të BE-së, që në rast se Kushtetuta do të ndryshohet njëanshmërisht, atëherë ky do të ishte një hap i rëndë në drejtim të asgjesimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb