Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit në 24 orët e fundit janë marrë 19 tamponë, ndërsa 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mes personave të prekur gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton  se është një infermiere, pjesë e stafit të qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli”, në repartin e gjinekologjisë. Ndërkohë po sipas burimeve mësohet se i gjithë reparti do të karantinohet

2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e víktimave që prej fillimit të pandemisë në 74. Bëhet fjalë për një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë sipas MSH-së pas testimeve të kryera dje, janë zbuluar 67 raste të reja me Covid 19, me numrin më të madh të të prekurve në Tiranë. Ka një rënie të lehtë të rasteve të reja, nga 90 të tilla që u regjistruan gjatë ditës së djeshme.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re