Ka nisur përplasja fizike mes një grupi studentësh dhe policisë përpara godinës së kryeministrisë.

Duket se në këtë përplasje ka pasur qëndrime të ndryshme nga ana e studentëve, ku një pjesë kanë shtyrë dhe njëri-tjetrin.

Studentët janë shprehur më herë se do të kishte një lëvizje surprizë nga ana e tyre, po nuk dihet nëse kjo synonte rrethimin e kryeministrisë.

Një pjesë e studentëve kanë hedhur thirrjet: Mos na provokoni, mos na provokoni!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re