Foto ilustruese

Mjekët po zhvillojnë sërish takim për katër kërkesat që paraqitën më parë në kryeministri. Ka nisur mbledhja me ekspertët në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ndodhet i pranishëm edhe drejtori i QSUT-së.

Ndërkohë pritet të firmoset një memorandum mirëkuptimi. Rreth një javë më parë, Sindikata e Mjekève të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni A. Belshi etj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re