Një 67-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Burime për Fax News bëjnë dije se të moshuarit i ishte marrë sot tamponi nga stafi mjekësor, ndërsa ishte shtruar në Infektiv në spitalin e Pogradecit pasi kishte shfaqur shenja të koronavirusit.
Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe për pasojë nuk ka arritur ti mbijetojë sëmundjes së rëndë.
Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë humbur jetën 11 pacientë: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, 786 të infektuar nga 2592 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
