Një shpërthim me tritol ka ndodhur mesnatën e sotme në Lezhë, pranë një pallati që është duke u ndërtuar.
Mësohet se lënda plasëse është vendosur pranë një objekti në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka. Po këtij objekti i është vendosur tritol dhe në datën 20 Nëntor të muajit të kaluar.
Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa po punohet për sqarimin e ngjarjes.
Vijon…
/faxweb
