Fatos Tushe dhe vartësist e tij do të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish kryebashkiakun. Më konkretisht Apeli vendosi që të lërë në burg, Fatos Tushen; Flamur Peqinin; Ibrahim Lami; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Ndërsa në arrest shtëpir u lanë, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon.

Kryebashiaku i Lushnjes u vu nën akuzë nga SPAK, pas një viti hetime. Ai sëbashku me 10 vartësit e tij u vu në pranga mëngjesin e së martës për tre akuza. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “abuzimit me tenderat publike”.

Në dosjen e hetimore të Prokurorisë së Posaçme, dosje të cilën Fax neës e disponon,  zbulohet edhe skema që ata kanë pëlërdorur në bashkqpunim me njëri-tjetrin, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe; administratori i kompanisë fituese për tenderin e kanalit vaditës, Bujar Murati, biznesmeni Ibrahim Lami, njëkohësisht mik i Tushes apo edhe  punonjës të tjerë.

Referuar hetimeve, Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. Përgjatë një viti hetimesh që e ekspozojnë duke kryer shkelje jo vetëm pqr dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekë.

Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. Pas një seance maratonë prej gati 4 orësh në fund Apeli i Gjkko la në fuqi  kërkesën e SPAK për 11 të pandehurit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re