Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. J., 39 vjeç, banues në fshatin Tresovë, Maliq, pasi në këtë fshat, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur me grushta dhe sende të forta në fytyrë, vëllain e tij shtetasin E. J., 43 vjeç.

———-

Korçë

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 32 vjeç, banues në Ersekë, pasi në aksin rrugor Korçë-Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetin tip “Jeep” me drejtues shtetasin Xh. H., 24 vjeç, banues në Korçë, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re