Është shtyrë vendimi për Viktor Markun, i cili është një nga të dyshuarit për vrásjen e Hekuran Billës, ngjarje kjo e ndodhur rreth dy javë më parë në afërsi të Komunës së Parisit.
Sipas avokatit të tij mbrojtës vendimi është i paligjshëm, dhe nuk mund të bëhen árrestime pa pasur prova të arsyeshme. Sipas avokatit klienti i tij nuk ka pasur precedentë të mëparshëm, dhe nuk ka pasur rrezik për tu larguar jashtë vendit.
“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, shko kapni autorët e vërtetë”, është shprehur Marku gjatë seancës, ku dukej mjaft i qetë në pritje të vendimit.
Ashtu sikurse raportuam më herët, Marku është árrestuar në Mal të Zi falë bashkëpunimit mes Pòlicisë së Shtetit dhe pòlicisë malazeze. Pasi pòlicia ndoqi lëvizjet e Viktor Markut, më pas njoftoi homologët malazezë të cilët kanë kryer árrestimin.
Sipas bluve, Marku është vënë në pranga në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër. Ndërkohë, Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin Markun strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.
/faxweb
