Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami është shoqëruar për në komisariato pasi po lëvizte në rrugët e kryeqytetit pa mbajtur maskën që është kthyer në vendim me detyrim për të gjithë qytetarët.

Islami është shoqëruar për në komisariatin nr.2 pasi nuk pranoi të tregonte mjetin e identifikimit dhe të gjobitej me tre mijë lekë.

Islami ndodhej pranë digës së liqenit kur u konstatua nga efektivët se po lëvizte pa maskë. Pasi u morën të dhënat në komisariat, ish deputeti u la i lirë.

Kujtojmë se që nga data 15 Tetor, çdo person që nuk e mban maskën kudo përvec shtëpisë, gjobitet me 3000 lekë të reja, maskë ndëshkimore që zbatohet në faturën e dritave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re