Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e thirrur ditën e sotme nga mazhoranca, ku ishin të pranishëm edhe opozita parlamnetare.

Mësohet se fillimisht në këtë mbledhje ka mbërritur përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknurin , ndërkohë në mbledhje është edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.

Pas Damian Gjiknurit, në mbledhje ka mbërritur edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila më herët konfirmoi pjesëmarrjen duke thënë se do të jetë aty së bashku me Myslim Murrizin.

Nga ana tjetër për sa i përket opozitës jashtë parlamentare, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për ditën e sotme, por janë shprehur se janë gati të ulen për diskutim të enjten ose të premten.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re