Në një kohë kur Italia është një nga shtetet më të goditura nga Covid 19, prokuroria italiane do të marrë në pyetje kryeministrin, Giuseppe Conte. Kanë qenë familjarët e víktimave ata që kanë ngritur një padi ndaj tij, dhe shprehen se mund të ketë pasur gabime të supozuara të bëra nga autoritetet në fillim të pandemisë.

Prokurorët në Bergamo, provincë e Lombardisë më e goditura nga virusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e brendshme, Luciana Lamorgese, për dështimin e autoriteteve për të karantifikuar qytetet Alzano, Lombardo dhe Nembro pasi ndodhën shpërthimet.

Masa erdhi pasi familjet e pikëlluara të víktimave Covid-19 të mërkurën dorëzuan 50 ankesat e para për prokurorët e Bergamo ndërsa ata kërkojnë një hetim mbi neglizhencën e mundshme kriminale nga autoritetet.

Dosjet u mblodhën nga anëtarët e NOI Denunceremo (ne do ta denoncojmë), një grup në Facebook i ngritur në prill.

Bergamo deri më tani ka regjistruar më shumë se 13.600 infeksione koronavirusi dhe më shumë se 3000 vdèkje, sipas shifrave zyrtare. Sidoqoftë, Giorgio Gori, kryetari i bashkisë së qytetit Bergamo, u tha gazetarëve të martën se numri i vdèkjeve në të gjithë krahinën ishte ndoshta dyfishi i numrit zyrtar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re