Një 60-vjeçare është nxjerrë e pajete nga deti pasditen e sotme në Durrës ndërsa sipas policisë, shtetësja është identifikuar si F.ZH., banuese në qytetin bregdetar.

Dyshimet e para janë që 60-vjeçarja të jetë mbytur duke u larë në det e për pasojë edhe ka ndërruar jetë, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re