Në kuadër të megaoperacionit të SPAK është lëshuar edhe urdhër arrest për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Cinari.
Janë zbardhur edhe emrat e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest në kuadër të megaoperacionit të SPAK, mes tyre është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, ish gjyqtarja, Pajtime Fetahu, zv.drejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.
Mësohet se Martin Musaj, zv.Drejtori i burgut të Bradasheshit, dyshohet si person i përfshirë në grupet kriminale.
LEXO EDHE:
“Hajdar Çopja porositi vrasjen e…”- Megaoperacioni i SPAK, çfarë rrëfente Nuredin Dumani për “Darin e Elbasanit”, të arrestuar në Dubai
Megaoperacioni i SPAK zbardh disa vrasje/ Mes personave me masë sigurie edhe “Dari i Elbasanit”, i arrestuar në Dubai dhe 2 oficerë policie
EMRAT
1-Talo Çela,
2-Altin Kamami,
3-Rexhino Doci,
4-Arben Lamcja,
5-Arsen Mema,
6-Eljo Bitri,
7-Leam Rragami,
8-Elvis Daka alias Dragoviç,
9-Dorjan Dyli,
10-Matilda Hoxholli,
11-Denada Todi,
12-Flobenc Mecja,
13-Armis Stafa,
14-Maksim Koci,
15-Erzen Çopja,
16-Franc Çopja,
17-Hajdar Bako alias Çopja,
18-Mikael Qosja,
19-Martin Musaj,
20-Guri Biba,
21-Pajtime Fetahu,
22-Renato Masuku,
23-Leonardo Rragami.
Operacioni i SPAK/ Masë arresti për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe zv. drejtorin e burgu në Bradashesh, Martin Musaj
Megaoperacioni
Mësohet se ky megaoperacion që ka nisur nga mbrëmja e djeshme (30 korrik) është vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë” ku u vu në pranga Nuredin Dumani, dëshmitë e të cilit zbardhën disa vrasje kriminale.
Po ashtu nga ky operacion mësohet se janë zbardhur edhe disa vrasje në Elbasan, ndërsa janë lëshuar masë arrest shtëpie për ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, zv.drejtorin e burgut të Bradasheshit, Martin Musaj dhe dy oficerë policie.
Deri tani raportohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër arreste. Mësohet se në Elbasan janë mbi 10 persona që janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Mësohet se në këtë operacion janë vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Operacioni i SPAK, vazhdimi i “Plumbit të Artë” ku u vu në pranga edhe Nuredin Dumani! Rrëfimet e të penduarit të drejtësisë zbardhën shumë ngjarje kriminale
