Pas bllokimit për disa minuta të foltores nga Myslim Murrizi, Ruçi i dha më në fund fjalën.

Me një gjuhë të ashpër deputeti i opozitës i kujtoi kreut të Kuvendit prejardhjen nga Partia e Punës dhe e paralajmëroi se nuk ishte as ‘vezaxhi’ apo ‘miellaxhi’ duke nënkuptuar deputetët e larguar të PD-së, ndërsa i tërhoqi vëmendjen se e kishte keqkuptuar mirësjelljen e tij. Pas përfundimit të fjalës së tij, Murrizi u kërkoi deputetëve të braktisnin seancën.

“Rrugë të mbarë dhe zbatoni etikën dhe rregullat. Unë jam këtu për këtë çështje’, u shpreh Ruçi. (Në përditësim)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re