Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me tentativën e vetëvrasjes së një pacienti në spitalin Infektiv në kryeqytet. Sipas Policisë pacienti është 69-vjeç dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht burime nga vendngjarja thanë për Fax News se pacienti kishte ndërruar jetë, ndërkohë që sipas Policisë, pacienti është nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia lidhur me rastin.

Nuk dihet ende se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë ccuar 69-vjeccarin drejt ndërmarrjes së këtij akti ekstrem, i katërti pas tre rasteve të vetëvrasjes në spitalin Covid 2.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re