Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuarin e këmbësorëve.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, por nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e saj.

Ky është aksidenti i dytë që zhvillohet në harkun e dy orëve në Tiranë, pas atij në zonën e “Rrugës së Kavajës” ku makina u fut në semafor me të kuq dhe përplasi një çift dhe fëmijën e tyre tre muajsh.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re